Description: Titulli: Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës, vëllimi i parë (kopertinë e trashë)Origjinali: Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë TepelenësGjinia: HistoriAutori: Irakli KoçollariShtëpia botuese: OnufriViti: 2016Fq. 736Pesha: 1.759 kg.ISBN: 978-9928-4354-1-5Koment nga autoriE kam pasur përherë të vështirë të besoj se civilizimet kanë pasur një ditë të caktuar, unike lindjeje, në këtë apo atë shekull, në këtë apo atë vit. Përkundrazi, kam gjykuar se qytetërimet lindën pikërisht atëherë kur njeriu u ndërgjegjësua se, më shumë sesa ajo që gjente të gatshme në natyrë, të krijonte dhe mbi të gjitha të ruante atë që të tjerët kishin krijuar më parë.Ndërsa, shkatërrimet e vlerave dhe të trashëgimisë së të parëve nuk kanë qenë asgjë më shumë sesa reminishenca të barbarisë. Dhe historia ka treguar se jo pak popuj të rënë në apati, në pasivitet, që u ka munguar përpjekja dhe vetëdija për krijimin e vlerave, apo më keq kanë shkatërruar trashëgiminë e të parëve, janë larguar nga rruga e civilizimit, kanë humbur identitetin dhe janë shuar nëpër kohë.Prandaj, çasti dhe procesi i krijimit të vlerave, për më tepër i atyre shpirtërore është momenti i zgjimit të madh, i hopit të magjishëm, i udhëve të ngjitjes dhe prosperitetit të një populli, agu i civilizimit të tij.Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitektonik, infrastrukturor, relixhioz etj.Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mendja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të na treguar ne, gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndërronin dhe çfarë tentuan këta njerëz.Këto prurje dokumentare veç vlerave të tjera shumëplanëshe, janë padyshim aktet më domethënëse të një epoke të re, janë pasqyrë dhe elementët bazikë të koshiencës shtetformuese dhe infrastrukturës nacionale që kish filluar të lindte dhe ngjizej tek shqiptarët.Dhe meritën e madhe për këtë epokë tronditjesh, prurjesh dhe transformimesh të mëdha civilizuese e ka Ali Pashë Tepelena, firmën e të cilit mbajnë mbi vehte jo vetëm ato kohë, por edhe të gjitha dokumentet e këtij vëllimi, materie autentike dhe pasuri e rrallë për historinë dhe trashëgiminë tonë.
Price: 34.99 USD
Location: Tirana, Albania
End Time: 2024-12-22T09:49:15.000Z
Shipping Cost: 29.99 USD
Product Images
Item Specifics
Restocking Fee: No
Return shipping will be paid by: Buyer
All returns accepted: Returns Accepted
Item must be returned within: 30 Days
Refund will be given as: Money back or replacement (buyer's choice)